BallinaShow BizzPublikohet një këngë e re e Amy Winehouse, bashkëpunim me Nas

Publikohet një këngë e re e Amy Winehouse, bashkëpunim me Nas

Zëri i këngëtares së famshme që ndërroi jetë rreth 8 vite më parë, Amy Winehouse mund të dëgjohet në këngën e re, “Find My Love”, të producentit Salaam Remi.
Kënga e re pritet të jetë pjesë e përmbledhjes së re të Remi, “Do it for the Culture 2”, ndërsa në të këndon edhe reperi Nas. Besohet se incizimi i një pjese të kësaj këngë është bërë gjatë kohës kur Amy bashkëpunonte me producentin e njohur muzikor, i cili më pas ka bërë një kombinim me reperin amerikan.
Kujtojmë që albumi i publikuar pas vdekjes së Winehouse, “Lioness: Hidden Treasures” (që ishte një përmbledhje e këngëve të publikuara dhe demo incizime) zuri vendin e parë në top-listat britanike duke vënë rekord për shumë shitje brenda javës së parë – transmeton BBC.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular