BallinaKryesoreDrejtuesit e PD takim me delegacionin parlamentar çek: Djegia e mandateve e...

Drejtuesit e PD takim me delegacionin parlamentar çek: Djegia e mandateve e vetmja rrugë për demokracinë europiane

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi i shoqëruar nga kryetari i FRPD, Belind Këlliçi dhe n/kryetari i FRPD Lisandër Hoxha, zhvilluan një takim pune me delegacionin e Parlamentit të Republikës Çeke, kryesuar nga kryetari i Komisionit për punët e Jashtme Ondřej Benešík.

Zyrtarët e lartë të PD, informuan delegacionin çek mbi situatën politike në Shqipëri dhe sqaruan parlamentarët e vendit anëtar të BE, se “djegia e mandateve ishte e vetmja rrugë që i kishte mbetur opozitës, përballë qeverisë së ardhur në pushtet me votat e blera nga krimi i organizuar dhe mundësia e vetme për të mbrojtur demokracinë e vlerave europiane”.

Delegacioni çek u informua edhe për të gjitha skandalet e qeverisë Rama, sidomos për rastet e identifikuara dhe të provuara nga hetime zyrtare per blerjen masive të votës nga element të krimit të organizuar për llogari të Partisë Socialiste në pushtet.

Zyrtarët e Partisë Demokratike rikonfirmuan bindjen se rruga e vetme e Shqipërisë është përshpejtimi i rrugëtimit europian të vendit, dhe se zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si kriter për hapjen e negociatave, janë qëllimi kryesor që ka detyruar opozitën të ndërmarrë aktin e djegies së madateve. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk mund të ketë demokraci funksionale në Shqipëri dhe nuk mund të ketë hapje të negociatave me BE- u shpreh Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular