BallinaShow BizzGrimieri Mario ka një koment për Bebe-n në gjuhën shqipe (Foto)

Grimieri Mario ka një koment për Bebe-n në gjuhën shqipe (Foto)

Bebe Rexha sapo ka publikuar klipin e këngës së saj të fundit- “Last Hurrah”. Nis me këngëtaren e veshur si ëngjëll e më pas vazhdon me kërcime, party, shumë alkool dhe të vjella (por xixash). Në fund, Rexha ndodhet në një derë të marrë flakë e më pas, dilema e fundit është nëse e ka ndezur ajo apo do e fikë. Tek-tuk ke dhe ledhatime me priftin ku rrëfehet, sepse Bebe guxon. Klipi përputhet me mesazhin e këngës për t’i dhënë fund zakoneve të këqija.

Por sapo ajo e ka postuar në Instagram, ndjekësit kanë filluar me komentet e tyre, dhe mes tyre nuk mungojnë as ato shqiptare. Por kur një koment në shqip vjen nga personazhë me sukses ndërkombëtarë, ja vlen të përmendet. Ka qenë makeup artisti i njohur,Mario Dedivanovic që ka shprehur opinionin e tij vetëm me dy fjalë:

“Sa bukur”!

Kjo nuk është hera e parë, pasi dhe dje ai i shkroi këngëtares “Wow gjuhë të madhe, lum nana për ty” në foton që kishte postuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular