BallinaAktualitetBora mbulon disa qarqe, zbardhet edhe Dajti. Puka pa energji

Bora mbulon disa qarqe, zbardhet edhe Dajti. Puka pa energji

Siç ishte paralameruar një ditë më parë nga sinoptikanët dita e sotme eshte gdhirë e bardhë në shumë qarqe të Shqipërisë.

Mësohet se reshje të shumta dëbore ka pasur në veri të vendit si në Dibër, kryesisht në zonat malore por edhe në Juglindje. Edhe Korça është mbuluar nga bora.

Ndërkaq reshje të pakta bore kanë nisur edhe në kryeqytet, ndërsa Dajti është zbardhur i tëri. Deri tani nuk raportohen probleme për lëvizjen.

Gazetari Armir Mehaj raportoi për “BalkanWeb” se qyteti i Pukës erërat e forta, dëmtohet një çati e një banese private. Çatia e dëmtuar pranë nënstacionit elektrik. Rrëzimi i çatisë ka dëmtuar linjat elektrike. Një nga linjat dalëse nga nënstacioni është këputur. Për pasoje është ndërprerë furnizimi me energji elektrike i qytetit të Pukës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular