BallinaKryesoreTjetër protestë madhështore e PD paralamërohet nga Lulzim Basha/Ja data...

Tjetër protestë madhështore e PD paralamërohet nga Lulzim Basha/Ja data…

Deklarata e Lulzim Bashes per mediat/ “Kolegji i kryetarëve ka vendosur për zbatimin e vendimeve të kryesisë. Në javën e ardhshme, paraprakisht me datë 28 shkurt, me datën 7 mars, do të organizohen protesta kombëtare para asamblesë kriminale që ka uzurpuar godinën e Kuvendit të Shqipërisë. Dhe me datën 16 mars, javën pasardhëse do të zhvillohet një protestë e madhe kombëtare, me qëllim rrëzimin e uzurpuesit të qeverisjes së Shqipërisë, Edi Ramës, protesta të cilat do të kenë si qëllim, maksimalizimin e pjesêmarrjes qytetare, bashkimit qytetar dhe zëmërimit qytetar për reagimin e papërgjegjshëm të klikës kriminale që është kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve.

Një gjë është e sigurtë, hapi që kemi hedhur të enjten e kaluar, nuk është pa kthim vetëm për opozitën, por është pa kthim edhe për Edi Ramën. Plani që ka vënë në lëvizje prej muajsh, siç zbuluan dhe gazetarët investigativë italianë, për kapjen e zgjedhjeve të ardhshme, nuk do të realizohet.

Pra, largimi i Edi Ramës është sot misioni më i madh kombëtar që ka çdo shqiptar që do familjen e vet dhe fëmijët e tij. Ne nuk do t’i lëmë as zgjedhjet e ardhshme, as fatin e shqiptarëve në dorë të narkomafias që po gatitet të blejë zgjedhjet e ardhshme, sepse zgjedhje të ardhshme me narkomafian apo me Maduron e Ballkanit, nuk do të ketë.

Për këtë arsye Partia Demokratike, opozita e bashkuar dhe gjithë qytetarët, do të marrin të gjitha masat: protestë pas proteste, pa asnjë pengesë dhe frenim të zemërimit popullor, deri sa ta shporrim këtë bandit dhe hajdut nga karriget që ka vjedhur me krimin dhe paratë e krimit, por që ka harruar se pushteti i takon dhe do t’i kthehet pronarit të vërtetë, sovranit që, në republikën e Shqipërisë është populli. E do t’i kthehet përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, mekanizmit që ai e ka frikë, mekanizmi që e tmerron dhe që e ka asgjesuar bashkë me Niçet, me Shullazët, me Habilajt, me Dakot, me Sejdinët me shokë.

Pra, sezoni i protestave vetëm sapo ka nisur dhe nuk do të ketë të ndalur. Asgjë nuk do ta frenojë energjinë popullore për largimin e të keqes dhe për t’i dhënë Shqipërisë të nesërmen që meriton. Kjo e nesërme do të jetë pa Edi Ramën, pa kriminelët, pa narkotrafikantët, pa hajdutët oligarkë. Kjo e nesërme do t’u takojë të gjithë qytetarëve të thjeshtë e të ndershëm të këtij vendi dhe gazetarëve të ndershëm që nuk duhet të dridhen as nga i ftohti as nga frika, por duhet të dridhen ata që kanë bërë pazare të zeza me Edi Ramën, në kurriz të shqiptarëve”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular