BallinaLifestyleZbulohet breshka gjigande, në një ishull të Ekuadorit

Zbulohet breshka gjigande, në një ishull të Ekuadorit

Në Fernandina të ishujve Galapagos të Ekuadorit, është zbuluar një breshkë, lloji i së cilës mendohej se ishte zhdukur. Ky lloj është parë për herë të fundit para 100 vitesh.

Ministria ekuadoriane e Mjedisit njoftoi se është gjetur një breshkë gjigante femër e llojit Fernandina, gjatë një zbulimi të përbashkët në Parkun Kombëtar Galapagos. Mendohet se ajo është e moshës 100-vjeçare.
Breshka është dërguar në qendrën e ushqimit të kafshëve në ishullin Cruz. Një ekzemplar i tillë është parë për herë të fundit në vitin 1906.

Unioni Ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës, e ka cilësuar këtë lloj si specie e  rrezikuar dhe ndoshta në zhdukje.

Ishujt Galapagos, në vitin 1979 janë shpallur Zonë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular