BallinaKronike280 pasagjerë kaluan naten në det të hapur, trageti i linjes Durrës-Bari...

280 pasagjerë kaluan naten në det të hapur, trageti i linjes Durrës-Bari pesoi defekt

Ore ankthi kane qene per 280 pasagjerë të tragetit “Rigel 1” te cilet e kane kaluar mbremjen e shkuar ne det te hapur. Kapiteni i portit, Taulant Allka bëri me dije se një problem me paketën e Kontrollit brenda në tragetin e linjës Durrës-Bari, ka bërë që trageti të pësojë black out në orën 03:00 të mëngjesit. Kapiteni ka ndezur manualisht një prej motorëve duke sjellë energjinë elektrike për pasagjerët e traumatizuar e në panik.

Kapiteni i Tragetit ka qëndruar për rreth 3 orë në det të hapur deri sa të bëhej e mundur ftohja e motorëve për të ndërhyrë në riparimin e defektit në sistemin e kontrollit, por aspak favorizues nuk ka qenë as moti. Si rezultat i erës se fortë trageti është zhvendosurdrejt Barit ndërsa ishte nisur mbrëmë nga Bari në drejtim të Durrësit.

Avaria e pësuar ka bërë që pasagjerët të qëndrojnë në det të hapur deri në riparimin e defektit, një pjesë e të cilëve e kanë denoncuar tek autoritetet italiane. “Guardia di finanza” dhe roja bregdetare italiane kanë qenë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast rrezik mbytjeje. Rreth orës 6 të mëngjesit trageti është nisur pas vënies në funksion e riparimit të defektit. Pritet që trageti të ankorohet në orën 16 në portin e Durrësit me 280 pasagjerët dhe 40 automjetet qe gjenden në të.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular