BallinaKryesoreElvana Gjata prish fejesën 1-vjeçare me Ervin Matën

Elvana Gjata prish fejesën 1-vjeçare me Ervin Matën

Pas lajmeve të bujshme dhe shkëputjes nga muzika, këngëtarja e njohur Elvana Gjata është rikthyer në skenë gjatë koncertit me rastin e Pavarësisë së Kosovës. E veshur me fustan blu dhe një kapele që i eklipsonte gjysmën e portretit, veshje e dizenjuar nga miku i saj Valdrin Sahiti, artistja u prit me mjaft entuziazëm.

Kureshtja u shtua nisur nga fakti që këta muaj ajo ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike, që prej ngjarjes në zonën e ish-Bllokut më 4 tetor, ku u përfshi ishte i fejuari i saj, Ervin Mata. Bashkë me rikthimin ajo u komentua për gjithçka, nga look-u deri te këngët e përzgjedhura pak ditë më parë në Prishtinë. Mirëpo, detaji që ra më shumë në sy te Gjata ishte mungesa e unazës së fejesës në dorën e saj, që për ironi të fatit për herë të parë e ka bërë publike pikërisht gjatë një koncerti në Prishtinë. BW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular