BallinaSocialeEra shkatërron shtëpitë në Gramsh, 6 familje në qiell të hapur

Era shkatërron shtëpitë në Gramsh, 6 familje në qiell të hapur

Tre shtëpi raportohet se janë shkatërruar si pasojë e erës e fuqishme, e cila ka kapluar disa zona në qytetin e Gramshit. Gazetari i “BalkanWeb”, Shkëlzen Henkoja raporton se gjashtë familje kanë mbetur në qiell të hapur, pasi mbrëmjen e djeshme era e fuqishme ka shkatërruar tre shtëpi dykatëshe. Gjatë ditës së djeshme, por edhe këtë të diel, vendi ynë ka qenë i “mbërthyer” nga erërat e forta dhe temperaturat e ulëta, situatë kjo që ka shkaktuar probleme në shumë qytete e fshatra. Sakaq, gjashtë familjet Merzheku e Basha në fshatrat Grazhdan e Gribë janë aktualisht pa kulm mbi kokë, pasi era iu mori gjithçka.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular