BallinaAktualitetDëmtohet me lëndë plasëse, bariu niset me urgjencë drejt Tiranës

Dëmtohet me lëndë plasëse, bariu niset me urgjencë drejt Tiranës

Një shtetas nga Gjirokastra është dëmtuar me lëndë plasëse gjatë kohës që po kulloste bagëtitë në Subash. Pas ngjarjes, ai është dërguar me urgjencë drejt Tiranës me helikopter, ndësa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Shtetasi V.Ll mësohet të jetë plagosur gjatë kohës që ka shkelur mbi një lëndë plasëse

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e këtij aksidenti, i cili përfundoi me plagosjen e bariut me iniciale V.Ll.

“Më datë 25.02.2019, në vendin e quajtur “Hani” (kullotë) Subash, shtetasi V.LL, duke ruajtur gjedhët , dyshohet të jetë dëmtuar me lëndë plasëse, i cili është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular