BallinaBotaNënpresidenti i SHBA, Pence në Kolumbi; takim me Guaidon dhe fjalim për...

Nënpresidenti i SHBA, Pence në Kolumbi; takim me Guaidon dhe fjalim për Venezuelën

Nënpresidenti Mike Pence ka mbërritur në Kolumbi, ku do të takohet me Presidentin e përkohshëm të Venezuelës, Juan Guaido, të njohur nga Shtetet e Bashkuara. Nënpresidenti Pence do të mbajë edhe një fjalim përpara Grupit Lima, për krizën në rritje në Venezuelë.

Nënpresidenti Pence dhe udhëheqës të tjerë rajonalë do të diskutojnë rreth strategjisë për të përshpejtuar largimin e Presidentit të debatueshëm Nicolas Maduro, si dhe për mënyrën se si ndihmat e grumbulluara në kufijtë me Brazilin dhe Kolumbinë, të futen në Venezuelë ku ka mungesa në furnizimin me ushqime dhe ilaçe.

Një zyrtar i lartë i administratës Trump u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara synojnë të ushtrojnë “të gjithë peshën ekonomike dhe diplomatike” për rastin e Venezuelës dhe se shembuj konkretë të kësaj do të shpalosen gjatë fjalimit të Nënpresidentit Pence.

Nënpresidenti Pence pritet të zhvillojë takime me zotin Guaido dhe Presidentin kolumbian Ivan Duque, përpara se të mbajë fjalimin e tij. Ai do të takohet gjithashtu me diasporën venezueliane dhe familjet e tyre, përpara se të kthehet sërish drejt Uashingtonit.

Grupi Lima po takohet pas një fundjave trazirash dhe dhune në kufijtë e Venezuelës me Kolumbinë dhe Brazilin, ku forcat e Maduros kanë bllokuar hyrjen e ushqimeve dhe ilaçeve. Maduro këmbëngul se ndihmat janë një pretekst për një ndërhyrje ushtarake amerikane.

Zyrtari i lartë amerikan u tha gazetarëve se “mezi presim të bisedojmë me Grupin Lima dhe partnerët rajonalë, pasi Maduro ka treguar tashmë se cili është në të vërtetë, duke përdorur vandalizmin dhe dhunën për të dëmtuar përpjekjet ndërkombëtare për sjelljen e ndihmave humanitare”.

Përdorimi i forcës

Ndërkohë, përfaqësues të zotit Guaido kanë sinjalizuar se në takim ai do të bëjë thirrje për përdorimin e forcës ndaj Maduros, i cili bllokoi ndihmat humanitare dhe shkaktoi dhunën në kufi.

Përfaqësuesi i qeverisë Guaido pranë Grupit Lima, Julio Borges, e konfirmoi këtë nëpërmjet një mesazhi në Twitter në orët e vona të së dielës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular