BallinaKryesoreTërhiqet mazhoranca/Milva Ekonomi:Dialog me opozitën në këmbim të zgjedhjeve të parakoshme

Tërhiqet mazhoranca/Milva Ekonomi:Dialog me opozitën në këmbim të zgjedhjeve të parakoshme

“Mazhoranca është gati t’i jap fund krizës politike që ka përfshirë vendin”. Kështu ka deklaruar deputetje e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi. Ekonomi la të hapur mundësinë zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, me kushtin që opozita të ulet të diskutojë me ta. Në studion e lajmeve në Abc News, ajo tha:

“Ne do vazhdojmë jetën parlamentare dhe do të punojmë për zgjedhjet vendore. Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme është një proces politik, i cili nuk mund të jetë i thjeshtë si kjo bisedë që bëjmë ne të dyja tani. Por është një proces që patjetër duhet të ulen dhe dialogojnë. Atë gjë që Rama i thotë gjithmonë PD-së, të shtrij dorën për dialog. Është një proces dialogimi dhe nuk mund të jetë një proces në distancë komunikimi dhe nuk mund të jetë një proces ku nuk ka dialog të vërtetë”.

Opozita e bashkuar kërkon krijimin e një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular