BallinaSportZbulohen faktet e reja për vdekjen tragjike të Emiliano Salas

Zbulohen faktet e reja për vdekjen tragjike të Emiliano Salas

Janë zbuluar këto ditë disa fakte të reja, që kanë qartësuar disi më shumë rrethanat e aksidentit fatal që i mori jetëm Emiliano Salas, trupi i të cilit u gjend para pak javësh në fundin e kanalit të La Manshit.

Foto të reja nga avioni i Sala, piloti ka ndryshuar kursin e fluturimit: tre rregulla po hetohen
Emiliano Sala u përcjell për në banesën e fundit në Argjentinë, ndërsa trupi i pilotit David Ibbotson nuk është gjetur.

Dega e Investimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) ka publikuar buletinin zyrtar të aksidentit të avionit Piper Malibu me dy pasagjerët e përmendur më lart në bord. Ndër të gjitha të dhënat që kemi mësuar deri tani, ka edhe disa foto të reja të avionit në fund të detit.
Specifikohet se avioni është i ndarë në tre pjesë, teksa kabujt elektrik i mbajnë të lidhura pjesët e shkatërruara të mjetit fluturues, ndërsa motori ishte i shkëputur nga trupi i avionit. Ndër të tjera është zbuluar se piloti David Ibbotson nuk ka ndjekur trajektoren e përcaktuar të fluturimit, si dhe ka kryere disa ulje-ngritje të lartësisë së fluturimit, i ndikuar edhe nga era.

*Vija jeshile tregon itinerarin që duhej ndjekur, ndërsa vija e kuqe tregon itinerarin që ka ndjekur piloti deri në momentin e rrëzimit.
Në buletin thuhet se Ibbotson ka fluturuar pa teknologjinë e duhur, teksa për orientim ka përdorur një hartë të shkarkuar në Ipad-in e tij, të cilin e ka përdorur si mjet orientimi gjatë fluturimit.

AAIB bëri me dije se për këtë lloj fluturimi janë tre rregulla që duhet të ndiqen dhe po shqyrtohen këto të treja:

1. Leje e drejtimit të pilotit.

2. Licensimi i ekuipazhit të fluturimit.

3. Licensimi për transportin e pasagjerëve.

Sipas të dhënave deri tani, vetëm pika e tretë e rregullores nuk zbatuar në këtë fluturim, pasi piloti Ibbotson nuk ka pasur licence për të kryer fluturime pasagjerësh, ose e njohur ndryshe fluturime komerciale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular