BallinaShendetMjaltë me kanellë/Si të bëni vetë antibiotikun natyral

Mjaltë me kanellë/Si të bëni vetë antibiotikun natyral

Mjalti me kanellën janë ndër produktet më të kombinuara të kuzhinës, të cilat së bashku janë shumë efikase kundër disa problemesh shëndetësore.

Mjalti është i fuqishëm kundër inflamacionit dhe alergjive.

Kanella ndihmon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit dhe triglicerideve.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, kanella lufton mykun dhe bakteret dhe shmang infeksionet.

Përfitimet Që Mund Të Merrrni Nga Kombinimi I Kanellës Dhe Mjaltit

Kombinimi i kanellës dhe mjaltit ofron shumë përfitime për organizmin.

Të dyja përmirësojnë tretjen, luftojnë fryrjet në stomak, plogështinë, dhimbjet e kyçeve, rënien e flokëve, infeksionet e lëkurës, aknet, të ftohurën dhe prishjen e dhëmbëve.

Mjalti me kanellën ndihmojnë në uljen e kolesterolit, rënien në peshë,  si dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Çaj Me Mjaltë Dhe Kanellë Për Shëndet Të Mirë

Kanellën me mjaltin mund t’i kombinoni të dyja dhe të formoni një pastë të ngrënshme e të shijshme.

Në një enë të vogël  përzieni një lugë çaji me kanellë, një lugë gjelle me mjaltë dhe, nëse dëshironi i shtoni një lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër.

Këtë pastë mund ta kombinoni me lëngje të ndryshme frutash dhe perimesh, ta përdorni për të lyer bukën e të tjera, ose mund të konsumoni një lugë në mëngjes ose në mbrëmje.

Një tjetër mënyrë është të zgjidhni çajin tuaj të preferuar dhe pasurojeni atë duke shtuar një lugë çaji me kanellë dhe dy lugë çaji me mjaltë.

Gjysmën e filxhanit pijeni në mëngjes dhe pjesën e mbetur në mbrëmje./AgroWeb.org

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular