BallinaAktualitetPërplasja/Policia e garda dhunë dhe gaz helmues ndaj protestuesve dhe krerëve të...

Përplasja/Policia e garda dhunë dhe gaz helmues ndaj protestuesve dhe krerëve të opozitës

Përplasje e fortë është zhvilluar sot mes policisë dhe protestuesve tek parlamenti. Policia ka sulmuar protestuesit qe kane qene tek parlamenti si dhe garda ka hedhur gaz helmues ndaj tyre dhe krerëve të opozitës. Kjo është e paprecedentë! Dhjetëra protestues dhe qytetarë të zakonshëm kanë mbetur të plagosur për shkak të sulmit të policisë dhe gardës. Dhjetëra qytetarë të ndodhur edhe në lokalet pranë parlamentit kanë mbetur të plagosur. Më rënda është se janë dhunuar dhe hedhur gaz helmues dhe mbi gra shtatzëna.  Situata është tensionuar sipas qytetarëve pas hedhjes së gazit helmues pavarësisht përpjekjeve të deputetëve të opozitës Flamur Noka dhe Klevis Balliu për të ndal konfrontimin. Kjo ka çuar në acarimin e  turmës dhe sjell dhe reagimet e ashpra të përfaqësuesve të opozitës nga z.Basha dhe znj.Kryemadhi deri tek deputetët që folën pas hedhjes së gazit si Xhemal Gjunkshi etj.  Ky veprim ishte i tepruar ndaj dhe kreu i PD Basha premtoi se do te mbahet përgjegjësi për këtë veprim. Sjellja e mazhorancës së majtë ndaj qytetarëve ngjan me atë të Ramiz Alisë, duke përdor dhunë dhe të bërë antimitingje. Urrejtja e qytetarëve është e madhe dhe nuk dihet se si ajo në akumulim e sipër do të shpërthejë. E sigurt është që Rama iu ka shpallë luftë, qytetarëve, ndaj atyre nuk iu mbetet gjë tjetër veçse të reagojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular