BallinaAktualitetSituatë e tencionuar para parlamentit, qytetarët përplasen me policinë, banorët e Astirit...

Situatë e tencionuar para parlamentit, qytetarët përplasen me policinë, banorët e Astirit “djegin” Ramën

Qytetarët përplasen me policinë ndërkohë që drejt godinës së parlamentit po hidhen tymuese. Qindra e qindra njerëz janë grumbulluar përpara hyrjes kryesore të Kuvendit, ndërkohë që Parlamenti është i rrethuar me forca policie, forca speciale dhe ato të gardës së republikës. Disa protestues kanë hedhur kapsolla, tymuese dhe shakshka brenda gardhit rrethues të godinës së Kuvendit të Shqipërisë ku po zhvillohet edhe seanca plenare në punimet e të cilës merr pjesë vetëm mazhoranca. Në drejtim të forcave të rendit po hidhen shashka dhe flakadanë ndërkohë që drejtuesit e opozitës po mbajnë fjalën e tyre. Ndërkohë banorët e Astirit të cilët marrin pjesë në këtë protestë kanë djegur fotografinë e Edi Ramës të modifikuar bashkë me atë të Maduros.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular