BallinaSportSkuadrat italiane në rresht për super-talentin Italian. Kushton 70 milion euro.

Skuadrat italiane në rresht për super-talentin Italian. Kushton 70 milion euro.

Ekipet italiane janë dashuruar pas talentit italian të Fiorentinës, Federico Chiesa, por më e avantazhuar duket se është Juventus, pasi kërkon me ngul shërbimet e tij. Edhe ekipe të tjera, si Inter, Milan dhe Napoli janë pas tij, por duhet të prit fundi i sezonit për të kuptuar kush do të jetë më i avantazhuar. Edhe ekipe jashtë Italisë janë shumë të interesuara, përfshirë Realin e Madrid dhe PSG-në, por dëshira e vetë futbollistit është të qëndrojë në Itali. Talenti italian kushton shumë pasi do ti rëndonte buxhetin skuadrave italiane, përveç Juventusit e cila është e gatshme të ofrojë për shërbimet e Chiesa në marrëveshje ndonjë lojtar të Primavera, plus një shumë cash në dorë, por dëshira e vetme e Fiorentinës është cash 70 milion euro. Frederiko Chiesa është e ardhmja e futbollit italian dhe këtë kampionat ka vazhduar me përformanca të shkëlqyera. Klubet italiane janë të dashuruar marrëzisht me super-talentin italian, por problem mbetet të gjendet marrëveshja me Fiorentinën e cila nuk heq dorë nga shërbimet e tij, minimum 70 milion euro.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular