BallinaAktualitetMbyllen hetimet/Prokuroria çon Saimir Tahirin në Gjykatë

Mbyllen hetimet/Prokuroria çon Saimir Tahirin në Gjykatë

Prokuroria e Krimeve të Rënda,  ka mbyllur hetimet dhe ka marrë si të pandehur ish-ministrin e Brendshëm të qeverisë Rama, Saimir Tahiri. Neser Tahiri do të thirret nga organi i akuzës dhe gjykata dhe do ti komunikohet statusi i ri. Ish-ministri i Bredshem akuzohet si i përfshirë në një grup kriminal, që kishte si veprimtari trafikun ndërkombëtar të drogës. Të pandehur janë marrë për të njëjtën çështje edhe tre ish-zyrtarë të lartë në Policinë e Vlorës Joeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.
Prokuroria e Krime të Rënda e mori vendimin e mbylljes së hetimeve dhe ngritjen e akuzës për përfshirje në trafikun e drogës me bandën ‘Habilaj’, pasi më  11 shkurt Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të pranojë kërkesën e Tahirit për mos shtyrjen më të hetimeve, duke iu lënë prokurorëve afat të përfundonin hetimet deri më datë 10 mars. Por me sa duket hetimet janë mbyllur më shpejt dhe nesër dosja e tij mbërrin në gjykatë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular