BallinaSportMarkato Juventus, blitz 90 milion euro për pasardhësin e Ronaldos

Markato Juventus, blitz 90 milion euro për pasardhësin e Ronaldos

Juventus vazhdon të punojë për të përforcuar skuadrën për merkaton e verës. Juventus pothuajse ka siguruar shërbimet e talentit portugez që shihet si zëvendësuesi ideal i Cristano Ronaldo. Bëhet fjalë për, xhevahirin Joao Felix. Benfika ka fiksuar çmimin për 20 vjeçarin portugez, i cili ka një të ardhme të ndritur. Ankandi është hapur që tani, por Juventus është një hap përpara të tjerave, pasi ofron Marko Pjaca dhe 30 milion euro, ndërsa Benfika kërkon të paktën 60 milion euro, plus kartonin e kroatit. Në ditët në vijim do të këtë serish një takim mes drejtuesit të Benfikës dhe Juventusit. Do të flitet edhe për mbrojtësin e majtë Grimaldo.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular