BallinaKryesorePërmbysen raportet gjinore, në vitin 2061 do të ketë vetëm 78.6 burra...

Përmbysen raportet gjinore, në vitin 2061 do të ketë vetëm 78.6 burra për 100 gra

Shqipëria ndër dekada raportin gjinor të popullsisë e kishte në favor të burrave. Si një vend ku aborti selektiv ishte i lartë, në Shqipëri numri i burrave ka qenë gjithmonë më i lartë se i grave.

Sipas projeksioneve të fundit të INSTAT, në vitin 2061 do të ketë vetëm 78.6 burra për 100 gra. Aktualisht ka 99.8 burra për 100 femra, teksa shihet se ky raport është përkeqësuar dukshëm në raport me censin e fundit. Raporti  gjinor në vitin 2011 ishte 107.8 meshkuj për 100 femra. Raporti gjinor pritet të thellohet në favor të grave duke arritur deri në 89,1 burra për çdo 100 gra më 2031, teksa përkeqësimi do të vijojë edhe më tej.

Në vitin 2061 popullsia totale në Shqipëri do të jetë rreth 2 milionë banorë sipas skenarit të mesëm. Nga totali, 44 % e popullsisë do të jenë meshkuj dhe 56 për qind do të jenë femra, ose 78.6 burra për 100 gra .

Sipas INSTAT raporti gjinor do të përkeqësohet kryesisht nga emigracioni, pasi projeksionet mbi raportin gjinor në lindje do të jenë në favor të meshkujve edhe për dekadën në vijim.

Raporti gjinor në lindje në Shqipëri është mbi nivelin e tij natyror, me rreth 108 bebe djem për çdo 100 bebe vajza. Për këtë tregues është supozuar që ai do të zvogëlohet në mënyrë graduale dhe do të arrijë nivelin natyror prej 105 djem për çdo 100 vajza në vitin 2031. Zvogëlimi i këtij treguesi do të jetë i njëjtë në të tre variantet, optimist, pesimist dhe normal.

Popullsia e vendit është përfshirë në një tranzicion të frikshëm, në vitet në vijim ku popullsia e saj do të pakësohet, do të plaket dhe do të ketë një varësi të lartë nga gratë.

Kategorizimi i meshkujve në minorancë në dekadat në vijim do të sjellë ndryshime edhe në strukturën e ekonomisë në Shqipëri.

Forca e punës në Shqipëri aktualisht dominohet nga burrat, gratë ende kanë një pjesëmarrje të ulet në forcën e punës rreth 40 për qind. Në dekadat e ardhshme bizneset do të duhet të përshtatin projeksionet e tyre për një forcë pune ku dominojnë gratë. Gjithashtu oferta për mallra do të duhet të përshtat për femrat dhe gjithashtu produktet për konsum do të kenë një target më të madh për moshat e vjetra. Monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular