BallinaRajoniBashkimi i shqiptarëve të Tuzit ripërtëritje e Besëlidhjes së Lezhës së Gjergj...

Bashkimi i shqiptarëve të Tuzit ripërtëritje e Besëlidhjes së Lezhës së Gjergj Kastriotit

Nga Azgan Haklaj

Shqiptarët e Tuzit me votën referendare vendosin:
Tuzi shqiptar.

Në Jubileun e Besëlidhjes së Lezhës, e cila shpalli platëformën e bashkimit politik dhe ushtarak të Kombit Shqiptar për çlirimin e Atdheut dhe krijimin e Shtetit Nacional, shqiptarët e Tuzit dhe liderët e tyre politikë kanë vendosur të jetësojnë porosinë e fundit të Gjergj Kastriotit:
“Jini të bashkuar”!
Ashtu si thuprat në dorën e Gjinit të vogël të cilat sëbashku askush nuk mund ti thyej.
Liderët e partive shqiptare në Mal të Zi me një vendim të lartë patriotizmi ulën flamujt e partive dhe vendosën të ngrenë Flamurin Shqiptar në Tuz, me Aleancën e përbashkët për zgjedhjet vendore që përfaqësohet me nr 5.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” përshëndet dhe e përkrah pa rezerva këtë Besëlidhje të Shenjtë, e cila vjen në Jubileun e pesë ngjarjeve kulmore të Kombit Shqiptar.
2 Marsi 1444 i Besëlidhjes Lezhës, 20 vjetori i bombardimeve të NATOS mbi makinerinë gjakatare milloshoviçiane, 20 vjetori i çlirimit të Kosovës, 10 vjetori i antarësimit të Shqipërisë në NATO, si dhe Rruga Euro-Atlantike e Maqedonisë dhe zyrtarizimi i Gjuhës Shqipe, e cila u ba e mundur falë kontributit vendimtar të faktorit shqiptar atje.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar duke evokuar qëndresën heroike shekullore të shqipëtarëve të kësaj Treve për liri, pavarsi e dinjitet kombëtar ju ban thirrje vëllezërve dhe motrave të Tuzit që të dalin masivisht në votime me moton;
“Një votë për Atdheun”, për të qenë përgjithmonë Zot të fatit të tyre në trojet etnike stërgjyshore.
Shqiptarët e Tuzit dhe të Malit të Zi janë mbartës të një historie të lavdishme 2000 vjeçare.
Nën udhëheqjen e Teutës e të Gentit, të Balshajve, të prijësit të tyre Cernejoviç, kunati i Gjergj Kastriotit, pjesëmarrës në Beselidhjen e Lezhës, të Lala Drekalit të Kuvendit të Kuçit, Aleancës Ballkanike kundër Perandorisë Turke, Norës së Kelmendit, të Hodo Sokolit, Baca Kurtit, Çun Mulës, Ali Pashës Gucisë, Jakup Ferrit, të shquar në betejat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga coptimi i traktateve, konferencave antishqiptare të Fuqive të Mëdha në kurriz të trungut të Kombit tonë.
Malsia e madhe është epiqendra e qëndresës antikomuniste.
Pikërisht në këtë Trevë liridashëse, e cila e mbajti në shekuj të pashuar pishtarin e lirisë lindi dhe u rrit Luani i maleve Ded Gjon Luli i cili e ktheu Deçiçin në një Krujë të Dytë, duke shpalosur të lirë madhërisht mbi bedenat e kalasë së Bratilës, pas pesë shekujsh, flamurin e Aleksandrit të Madh, Pirros Teutës dhe Gjergj Kastriotit.
Historianët tashmë janë të bindur se Kryengritja e vitit 1911, qëndresa legjendare e trimave të Malsisë së Madhe është gurëthemeli i Pavarsisë së Shqipërisë.
Plaku i Vlorës, arkitekti i Nëntorit të Dytë Ismail Qemali e ka quajtur Ded Gjon Lulin ” Pushkë e ngrehur për Shqiptarinë”.
Dekleratën e Ismail Qemalit e sanksionon bukur kanga e Hana Nikëprelës;
“Burrat në male e ruajtën Besën
Djepi i madh përkundi shpresën
Vjen lavdia e Kastriotit
Kuqezi Bratilja e Hotit
Moj Malësi sa të ka hije
Dallandyshe Pavarsisë”
Ded Gjon Luli u bë refren i patriotizmit kombëtar, siç e ka skalitur populli në vargje.
” Kruja e Dytë Vlora e Parë
Ded Gjon Luli flamurtar”
Ded Gjon Luli, kërkesës komprementuese për bashkëpunim të të derguarit të sulltanit, Bedri Pashës iu përgjigj;
“Nuk jam pasterma me u ter në trinë”, duke refuzuar kështu në kembim të uljes së armëve një “dhuratë” prej mijra napolonash të arta.
Po me kaq vendosmëri ky flamurtar i Kombit iu pergjigj flakë për flakë synimeve grabitqare të Knjaz Nikollës.
Ai ia përplosi në sy Knjazit të Çetinës fjalët lapidare;
“Gospodar, na nuk luftuam për të nxjerrë jashtë një mbret e për të fut brenda një tjetër
Për këtë Besë po guxove ti prekësh trojet e mia ta kam vu pushkën njëlloj si Sulltanit”
Amaneti i të parëve është i shenjtë për shqiparët dhe të bashkimi qendron forca janë e vendosmëria e përjetëshme për ti dalë zot Atdheut.
Ded Gjon Luli u flijua në Altarin e Atdheut sëbashku me familjen e tij për tu bërë i pavdekshëm e burim frymëzimi për Komandantin e UÇK-së Adem Jashari e familjen e tij , Familjen Haradinaj, familjen Lladrovci e qindra familje shqiptare e mijra djem e vajza të Kosovës por dhe mbarë Kombit Shqiptar që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.
Përkrah Dedë Gjon Lulit luftuan me heroizëm sokoleshat e Malsisë.
Populli i ka përjetësuar me vargjet;
“Po luftojnë gratë e malit
Nora e Hotit e Tringa e Smajlit
Po lufton Tringa e Grudës
Flakë për flakë në grykë të pushkës”.
Malësia e Madhe është epiqendra e qendresës heroike dhe e Kryengritjes antikomuniste të Kelmendit dhe Malsisë Madhe nga burri i shquar, i Vermoshit, Prek Cali, i cili për kontributin e tij historik në mbrojtje të trojeve të Malësisë Madhe, të kufirit me Malin e Zi është cilësuar ashtu si Robin Hudi shqiptar Isa Boletini Piramida të Atdheut.
Shqiptarët e Malit të Zi janë vendosur gjithmonë në kahjen e drejtë të historisë.
Ata ishin vendimtar në Pavarsinë e Malit të Zi dhe e ndihmuan me të gjitha mjetet dhe potencialin e tyre çlirimin e Kosovës.
Pikërisht për këtë kontribut të shquar që ata kanë dhanë për Atdheun dhe çështjen kombtare, sytë e gjithë shqiptarëve në Shqipëri- Kosovë- Maqedoni- Çamëri e Diasporë me dt 3 mars janë të drejtuar nga Tuzi.
Me dt 3 mars vëllezërit tanë të bashkuar me zemër, besë, shpirt, me betim solemn para flamurit dhe Atdheut e kanë në dorë fatin e tyre.
Me dt 3 mars ripërtërihet Besëlidhja e lashtë e cila hodhi themelet e lirisë e të Shtetit Komb duke u bërë udhërrefyesja e shqiptarëve për shekuj që do të vijnë.
Ashtu si në Lezhë, Prizren, Pejë, në Shkup e Junik ku u vendosën fatet tona edhe Tuzi do të vendosë përjetësisht për të ardhmen e kësaj Treve heroike të Atdheut me votën e tyre referendare, për Tuzin Shqiptar.
Shqiptarët e Malit të Zi me votën e tyre, në historinë e re përcaktuan Pavarsinë e Malit të Zi, antarësimin në Nato, asgjësuan grushtin e shtetit dhe mundësuan formimin e qeverisë malazeze propërendimore.
Shqiptarët e Tuzit në menyrë plebishitare me dt 3 Mars do të vendosin me votën e tyre:
Tuzi Shqiptar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular