BallinaOP EDCari i Rusisë e vodhi Biblen e parë në Kishën Shën Katarina...

Cari i Rusisë e vodhi Biblen e parë në Kishën Shën Katarina të Sinait

Nga Fahri XHARRA

Sipas historianëve bizantinë: Teofani, Nikifori, Kedreni dhe Zomara, Bullgarët sllavë u vendosën në Siujdhesën Ilirike dhe në trojet e Maqedonisë antike diku kah gjysma e shekullit VII të erës sonë, rreth viteve 650-680 dhe në vitin 687, pra tetë-nëntë vjet pas themelimit të Mbretërisë Bullgare, popullsia e Maqedonisë antike ishte bullgaro-sllave.
Në shek.IX shteti Bullgar u forcua dhe filloi të zgjerohet në kurriz të Perandorisë Bizantine. Në vitin 851 ata u shtrinë në Maqedoninë Qendrore dhe në Shqipërinë e Jugut, duke pushtuar Ohrin dhe Devollin, kurse disa vjet më vonë pushtuan edhe Beratin dhe gjithë luginën e Vjosës. Në vitin 904 ata pushtuan edhe Vlorën, Himarën, Butrintin e Nikopojën (Prevezën), por nuk mundën ta marrin Durrësin dhe Shkodrën. Të gjitha këto toka shqiptare hynë nën sundimin e Mbretërisë Bullgare dhe Simeoni e ktheu shtetin bullgar në Perandori, duke e shpallur veten Car të Bullgarëve dhe Bizantinëve.
“ Bullgaro-sllavët depërtuan shumë lehtë drejt Ilirikut dhe Maqedonisë, duke krijuar shumë shpejt mbretërinë e tyre, sepse ata i morën me të mirë vendasit e atjeshëm: Ilirët, Vllehët, Thrakasit, Myzianët dhe popuj të tjerë, të cilët ishin nën robërinë dhe sundimin e egër të Perandorisë Bizantine dhe të nëpërkëmbur edhe nga Grekët. Këto popuj të shtypur nga pushtuesit bizantinë, Bullgarët sllavë i pritën gati si ”çlirimtarë”, sepse Mbretëria Bullgare ishte në luftë e armiqësi të përhershme me Bizantin dhe popujve të shtypur nga ai u njohu shumë të drejta, të cilat ata nuk i kishin pasur prej shekujsh. http://www.albaniapress.com/lajme/15113/ “
Ku ishte Rusia, në atë kohë ? Sipas patriarkut Foti, kontakti i parë i Bizantit me një popull të quajtur “Rus” ishte rreth vitit 860. Kur po këta rusët e sulmuan Kostandinopojën . Në shek. 10 marrëdhënjet qoftë armiqësorë ,qoftë paqësore në mes Rusisë dhe Bizantit ishin me vlerë të madhe për Bizantin.
Marshimet ruse drejt Kostandinopojës nga Olegi ( v.907) dhe Igori ( 941) pasuan me nënshkrimin e marrëdhnjëve tregtare . Ruset në atë kohë ishin të “pa fe “ .Vetëm në fund të shek..10-të gjatë sundimit të Knezit të Kijevit, Vladimirit, i cili e morri fenë ortodokse u rrit ndikimi i Bizantit në Rusi . Me ardhjen e Carit Vasilit II, u lejua që priftërinjtë ortodoks të organizojnë kishën ruse në krye me mitropolitin e Kijevit.  Krishterimi ortodoks i Bizantit nga ana e fretërve grek e bashkoi Rusinë e Kijevit  me kulturën Bizantine dhe Bizanti luajti një rol shumë të madh e edhe vendimtar për historinë e më tejme Ruse (Priselkov, Rusko-vizantiski odnosi od IX do XII veka )
Pra ja kush na e solli Rusinë dhe ndikimin e saj në historinë e më vonshme të Ballkanit.
Ruset pra, u krishteruan !
Cila ishte historia e vjedhjes së Bibles nga Cari i Rusisë në SInai ? pyet Natonla geografic
“ Në shek.  9-të dhe në filim të shek. 10-të, “gjuetarët” ( hajnat ) e teksteve të shkruara biblike  e vërshuan Lindjen e Mesme. Aty gjendej edhe  “ thesari më i çmuari biblik “Codex Sinaiticus “ is hkruar në shek. e 4-të.
“National Geografic “ shkruan :” L’histoire de la bible volée par le Tsar  Au XIXe siècle, l’un des plus vieux manuscrits bibliques est retrouvé dans le monastère de Sainte-Catherine, en Égypte. Le savant qui le découvre l’apporte en Russie pour examen. Les moines égyptiens ne reverront jamais la relique. Codex Climaci Rescriptus, écrit en araméen au VIe siècle, puis recouvert en syriaque à la fin du IXe siècle ou au début du Xe siècle. (De Rédaction National Geographic)” Pra ,  Rusia në shek. 19 e “huazoi “  Codex Climaci Rescriptus ‘ të shkruar në aramaisht, në Manastirin e Shën Katarinës dhe  të cilin kurrë më nuk i këtheu në at Manastir. ( National Geografic )
Pse u vodh mu ky dorëshkrim i shkruar në shek. 6-të ? Çka fshehet pas kësaj vjedhjeje?
Gjakovë 28.01.19

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular