BallinaTe tjeraMbyllet kongresi i Barcelonës – Për 4 ditë u shpalosën teknologjitë më...

Mbyllet kongresi i Barcelonës – Për 4 ditë u shpalosën teknologjitë më të fundit, 5G është në prag

Kongresi botëror i telefonisë celulare, që është edhe më prestigjiozi në këtë drejtim, mbylli punimet edhe këtë vit, pas 4 ditësh mjaft intensive.

Ky kongres mund të cilësohet një sukses i jashtëzakonshëm, pasi në 4 ditë u shpalosën shumë modele të reja celularësh inteligjentë dhe jo vetëm. Rëndësia e kongresit të këtij viti ishte e lartë pasi jemi në prag të epokës 5G.

Teknologjia e re e lidhjes në internet pritet të dalë në treg vitin e ardhshëm. Ekspertët thonë se shpejtësia e internetit 5G do të jetë më e lartë se mendimi i njeriut.

Në kongresin e Barcelonës u prezantuan kështu edhe smartfonët e parë 5G, ekranet që palosen, pajisje të realitetit virtual, inteligjenca artificiale makinat autonome, etj.

Kompani teknologjie nga e gjithë bota ishin të pranishme. Vetëm Kina ishte pjesëmarrëse me 300 kompani në eventin gjigand.

Ekspertët shprehen se teknologjia 5G do të bëjë të mundur edhe zgjerimin e ndjeshëm të teknologjisë së inteligjencës artificiale.

Teknologjia 5G do të gjejë shtrirje në thuajse çdo fushë të jetës, që nga përdorimi i thjeshtë i njerëzve e deri në mjekësi.

Roel Korkuti/SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular