BallinaEkonomiNënshkruhet marrëveshja – Posta Shqiptare do të ofrojë praktika pune për të...

Nënshkruhet marrëveshja – Posta Shqiptare do të ofrojë praktika pune për të rinjtë në 35 qytete

Rreth 70 rinj nga 35 qytete të vendit do të mund të zhvillojnë praktika pune pranë Postës Shqiptare. Marrëveshja e cila bën pjesë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës edhe Postën Shqiptare është firmosur ditën e sotme mes Ministrisë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe do të mundësojë praktika 3-mujore pranë këtij institucioni.

Të rinjtë, duhet që të kenë përfunduar minimalisht studimet në ciklin e parë Bachelor për t’u bërë pjesë e këtij programi.

Ky memorandum bashkëpunimi synon ofrimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale të të rinjve, duke ju krijuar mundësi integrimi në tregun e punës.

Qëllimi i këtij memorandumi është vendosja dhe intensifikimi i formave të reja të bashkëpunimit, për zhvillimin e njohurive profesionale të profesionistëve të rinj në një mjedis të vërtetë pune.

Scan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular