BallinaAktualitetMeta takon Haradinajn: Bashkimi i energjive sjell perspektivë

Meta takon Haradinajn: Bashkimi i energjive sjell perspektivë

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Ramush Hradinajn në qytetin e Lezhës. Lajmi konfirmohet nga kreu i shtetit me anë të një posti në “Facebook”. Meta pohon se bashkimi i energjive pozitive ndiohmon proceset integruese të Kosovës dhe Shqipërisë në interes të perspektivës euriopiane.
“Kënaqësi të takohesha sot në Lezhë me Kryeministrin e shtetit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj. Bashkimi i energjive më të mira pozitive ndihmon proceset stabilizuese e integruese në interes të përforcimit të perspektivës europiane të përbashkët”, shkruan Meta.

Presidenti Ilir Meta dhe Haradinaj ishin të pranishëm në ditën e dytë të Samitit të Diasporës me rastin e 575-vjetorit të ‘Besëlidhjes së Lezhës’, e cila u mbajt me 2 mars 1444.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular