BallinaKronikeEmrat e të lënduarve/Aksident i rëndë rrugën Elbasan-Peqin, e plagosur dhe një...

Emrat e të lënduarve/Aksident i rëndë rrugën Elbasan-Peqin, e plagosur dhe një grua shtatëzanë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan- Peqin. Sipas informacioneve të Policisë ngjarja ka ndodhur në Fshatin Gjocaj, kur janë përplasur dy makina, të cilat kanë përfshirë në aksident dhe një person me biçikleta. Nga ky aksident kanë mbetur të dëmtuar 3 persona të cilët janë dërguar në Spitalin e Elbasanit për kura mjekësore.

Mësohet se një prej të aksidentuarve është Astrit Arapi, 57- vjeç banues në Elbasan. Ndërkohë që i dëmtuari tjetër është Taulant Humçi, 24-vjeç nga banues në Spille të Kavajës.

Mësohet se në makinë ishte dhe një grua shtatëzanë. Ajo është identifikuar si Marjeta Humçi, e moshës 21 vjeç, banuese në Spille të Kavajës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular