BallinaKryesoreIsh-ambasadori shqiptar në SHBA në qeverisjen e PS: Zgjedhjet e parakohshme do...

Ish-ambasadori shqiptar në SHBA në qeverisjen e PS: Zgjedhjet e parakohshme do të zgjidhnin krizën

Diplomati dhe ish-ambasadori i Shqipërisë, në SHBA Fatos Tarifa gjatë një interviste për FaxNews është shprehur se zgjedhjet e parakohshme jane zgjidhje më e arsyeshme e momentit, edhe pse sipas tij sërish fitorja do i shkonte kryeminstrit Rama.

“Palët duhet të bien dakord që të zgjidhin krizën politike, duke u ulur për të bisduar.Mendoj që zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje e arsyeshme. Nëse mbahen zgjedhje të parakohshme, sërish fiton kryeministri Edi Rama. Partia Socialiste ka më shumë mbështetje në Shqipëri. Populli është i lodhur nga protestat e dhunshme dhe organizimi i protestave brenda një dite krijohen nga një grup i strukturuar i Partisë Demokratike. Reagimet e ndërkombëtareve mendoj se janë të drejta, dhe pro demokracisë.”- tha Tarifa.

Tarifa ka komentuar situatën aktuale në vend, si dhe shkëmbimin e territoreve Kosovë Serbi.

“Faktori ndërkombetar do përpiqet të gjejë një zgjidhje. Nëse dy shtetet bien dakord, nuk refuzoj shkëmbimin e territoreve. Duhet bërë një referendum nga populli për këtë çështje që të zgjidhte situatën.”– u shpreh Tarifa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular