BallinaRajoniNis numërimi votave në Tuz, kryesojnë shqiptarët

Nis numërimi votave në Tuz, kryesojnë shqiptarët

Pak pas përfundimit të votimeve në komunën e Tuzit ka nisur edhe numërimi i votave. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se deri më tani janë numëruar 2 kuti votimi, ndërsa 5 të tjera pritet t’i nënshtrohen këtij procesi. Sipas rezultatit paraprak koalicioni i shqiptarëve ka fituar 18 mandate nga 32.

Partitë shqiptare Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike janë bashkuar në një koalicion me ermin “Malësia na bashkon”. Kryesues i koalicionit shqiptar është Nik Gjeloshaj i cili kandidat përballë Mirza Pepiç të partisë së Milo Gjukanoviç.

Të drejtën e votës e kanë 11.904 qytetarë, për të cilët që prej orës 07 të mëngjesit të kësaj të diele u hapën 30 qendra votimi. Zgjedhjet raportohet se janë zhvilluar të qeta dhe pa incidente. Ajo çfarë vërehet është mbërritja në Tuz e shumë emigrantëve shqiptar të larguar nga atje, të cilët sot kanë vendosur të hedhin votën e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular