BallinaKryesoreIsh-anëtarja e Parlamentit Europiani Doris Pack: Më vjen turp nga Knuti

Ish-anëtarja e Parlamentit Europiani Doris Pack: Më vjen turp nga Knuti

Ish-anëtarja e Parlamentit Europiani, ka reaguar pas deklaratave të eurokomisionerit Knut Fleckenstein pas vizitës në Shqipëri. Ajo e konsideron si hipokrizi qëndrimin e Fleckenstein, ndërsa shprehet se ndihet e turpëruar nga ai, pasi sipas saj asnjëherë nuk ka kritikuar miqtë e tij socialistë për krimin dhe qeverisjen e korruptuar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shprehet:

Knut Fleckenstein gjykimi i Opozitës në Shqipëri për sjellje jodemokratike është hipokrizi, është një thirrje për ndihmë nga BE-ja. Asnjëherë në vitet e fundit nuk keni kritikuar miqtë socialistë për krimin dhe qeverisjen e korruptuar. Shqiptarët humbën shpresën, po vuajnë dhe lënë vendin. Kam turp nga ti”.
Kujtojmë se eurokomisioneri Knut Fleckenstein, gjatë vizitës me delegacionin e PE-së në Tiranë, kritikoi Opozitën. Ai u shpreh se Opozita nuk duhet të bojkotonte.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular