BallinaKryesoreLulzim Basha: Dosja e Dibrës "184" dhe dosja e Durrësit "339" do...

Lulzim Basha: Dosja e Dibrës “184” dhe dosja e Durrësit “339” do të zbardhen shpejt

Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët një ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 09:00.

Basha tha për mediat se janë ditë dhe orë intensive për opozitën dhe se qeveria kërkon të mohojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar duke vendosur regjim ushtarak për të mbrojtur parlamentin.

Basha tha se dosja e Dibrës ‘184’ dhe dosja ‘339’ do të zbardhen shumë shpejt, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën nesër para parlamentit.

“Janë ditë dhe orë intensivë për opozitën. Dita ka nisur me takimin me partnerët tanë ndërkombëtarë. 16 shkurti është një rrugëtim shpresë dhe do mundë frikën dhe propagandën e Ramës. Sot makineria e Ramës është shkërmoqur. Policia kërkon t’i mohojnë qytetareve të drejtën për të protestuar.
Ne do të vazhdojmë aksionin kundër këtij parlamenti ilegjitim, që është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar. Rama, dosja 339 është makthi yt, ti e di fare mirë se përtej minutave që janë botuar, uroj ta dish se ca përmban edhe dosja 184. Këto do zbardhen, politikanët e përfshirë me kokat e krimit të organizuar do të shkojnë para drejtësisë,. Mesazhi është i qartë se kështu nuk do vazhdohet më dhe ne do qëndrojmë në krah të qytetarëve.”- tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular