BallinaKryesoreTurpërim historik për Real Madrid, Ajax e eliminon nga Champions

Turpërim historik për Real Madrid, Ajax e eliminon nga Champions

Ajax-i ka eliminuar Real Madrid nga Champions League.

Holandezët kanë tronditur madrilenët dhe botën e futbollit me fitoren 4-1 të marrë në “Santiago Bernabeu” mbrëmjen e sotme. Një sukses i merituar për lojtarët e Ten Hag, të cilët kanë arritur të bëjnë atë që askush tjetër nuk ka arritur ta bëjë në tre vitet e fundit.

Ziyech (7′) dhe Neres (18′) kanë shënuar në pjesën e parë për miqtë, duke e bërë Ajax-in ekipin e parë në histori që shënon dy gola në “Bernabeu” në një ndeshje të Champions League brenda 18 minutave të para.

Problemet e “Los Blancos” janë shtuar me dy dëmtimet e pësuara në pjesën e parë nga Vazquez dhe Vinicius Junior, të dy të larguar në lot nga fusha e lojës.

Të gjitha ata që prisnin një reagim nga kampionët në pjesën e dytë, kanë mbetur të zhgënjyer, me Ajax-in që ka shënuar edhe dy herë të tjera. Tadic (62′) duhe Schone (72′) kanë kompletuar pokerin me dy gola të mrekullueshëm.

Asensio ka realizuar golin e ngushëllimit për vendasit, që e kanë mbyllur ndeshjen me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Nacho.

Real Madrid është eliminuar për herë të parë në Champions League/Kupën e Kampionëve pasi ka fituar ndeshjen e parë në transfertë.

Pas tre vitesh, Europa do të ketë një kampion të ri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular