BallinaPolitikeAnetari i Kryesise se PD, Eno Bozdo: Më 16 mars do të...

Anetari i Kryesise se PD, Eno Bozdo: Më 16 mars do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë

Anetari i Kryesise se PD, Eno Bozdo i ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24 komentoi protestën e mbajtur sot para Kuvendit. Bozdo tha se pavarësisht orarit të vendosur nga Kuvendi për të shkurajuar protestuesit, prezenca qytetare ishte e madhe.

Ish-zv.ministri u ndal edhe te protesta e paralajmëruar sot nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Sipas tij, 16 marsi do të jeta protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë.

“Ne nuk e dimë nëse do ketë seancë plenare. Nëse Kuvendi do të ketë guximin të shpallë seancën plenare dhe të ketë guximin ta bëjë publiken. Në qoftë se do të ketë një seancë plenare nuk do e tregojnë as orarin. Gramoz Ruçi përpara dy javësh anuloi një seancë të tërë. Më 16 mars do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë. I bëj thirrje qytetarëve të Shqipërisë të ngrihen. Pavarësisht gjithë retorikës së mazhorancës nuk mund të barazojmë zemërimin e qytetarëve. Ka një dallim më të madh mes asaj që quhet dhunë dhe që është e organizuar. Unë besoj që jemi në kushtet e një zemërimi dhe jo në kushtet e dhunës.
Partia Demokratike nuk nxit asnjëherë dhunë, janë shprehur pro të drejtës qytetare.Të dallojmë zemërimin me dhunën. Dhuna është e organizuar i drejtohet institucioneve. Kjo nuk ka ndodhur. Përdorimi i gazit lotjsellës është një përshkallëzim i tmerrshëm i të drejtës për të ruajtur institucionit. Unë besoj që asnjë manual i policisë nuk e lejon përdorimin e një lëndë të tillë në këtë lloj intensiteti”, u shpreh ai.

Ka qenë e frikësuar PD përgjatë këtyre ditëve?
Kam përshtypjen që ka qenë e kundërta. Unë besoj që përgjigjia që i ka dhënë opozita tregon klimin ku ndodhet vendi. Vajtja deri në fund ka vetëm një zgjidhje, ikjen e Ramës dhe një qeverie tranzito

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular