BallinaKryesoreBujar Nishani: Nuk negociohet me pengmarrësit e Shqipërisë

Bujar Nishani: Nuk negociohet me pengmarrësit e Shqipërisë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani ka reaguar me një postim në facebook mbi mundësinë e dialogut të opozitës me qeverinë pas protestave masive në sheshet e Tiranës por jo vetëm.
Statusi i Bujar Nishanit ne FB
Bota e qytetëruar dhe demokratike ka një KOD të hekurt dhe të suksesshëm.
Nuk negocion me pengmarrësit.
Populli opozitar, shumicë absolute sot e shqiptarëve, nuk mund të negocioj me kapon e bandës që ka marrë peng sot Shqipërinë, ka marrë peng Parlamentin, ka marrë peng institucionet, ka marrë peng drejtësinë, ka marrë peng ekonominë, ka marrë peng jetën e familjeve, ka marrë peng shpresën për të ecur përpara.
Banda e tij sot janë vrasësit serial, trafikantë ndërkombëtarë droge, përdhunues të vajzave të pambrojtura, gjobvënës të çdo qytetari hallexhi.
Dallga popullore nuk ka kthim pas !

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular