BallinaAktualitetLulzim Basha: Sakrifica e familjes Jashari, ndër aktet më sublime të historisë...

Lulzim Basha: Sakrifica e familjes Jashari, ndër aktet më sublime të historisë sonë

Kreu I Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me rastin e shënimit të 21-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se, sakrifica e familjes Jashari për Kosovën e lirë është ndër aktet më të sublime të historisë së kombit shqiptar.

Postim ne FB i kryetarit te PD Lulzim Basha
“Çdo 5 mars kujtojmë Epopenë e Jasharëve, të udhëhequr nga komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Sakrifica e familjes Jashari për Kosovën e lirë është ndër aktet më të sublime të historisë së kombit shqiptar. Ata i treguan me qëndresën e tyre mbinjerëzore mbarë botës vlerën që ka liria për bijtë e shqipes dhe skalitën një shembull të përjetshëm frymëzimi për brezat e rinj për ta ruajtur të paprekur lirinë, trojet dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Nderim përjetë komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderim përjetë therorëve të Prekazit, bijve dhe bijave të Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar që derdhën gjakun e tyre në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur!

Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”

Adem Jashari dhe anëtarë të tjerë të familjes së tij ranë heroikisht në kullën e tyre në Prekaz në luftimet e ashpra me forcat serbe më 5,6 dhe 7 mars 1998.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular