BallinaAktualitetMediat botërore jehonë protestës së PD: Shqiptarët kanë rrethuar parlamentin

Mediat botërore jehonë protestës së PD: Shqiptarët kanë rrethuar parlamentin

Mediat e mëdha ndërkombëtare vazhdojnë të raportojnë nga Tirana për situatën e krijuar.

Ja raporti që publikon gazeta Washington Post:

Mijëra protestues, që mbështesin opozitën në Shqipëri, kanë rrethuar parlamentin duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Ata e akuzojnë kabinetin qeveritar për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Ndërtesa e parlamentit u rrethua të martën nga qindra oficerë policie dhe nga tela me gjemba.

Ligjvënësit e pozitës së qendrës së djathtë të udhëhequr nga Partia Demokratike, kanë hequr dorë nga postet e tyre.

Gjatë protestave të fundit, protestuesit kanë hedhur shashka dhe objekte të forta, kurse policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Opozita nuk i ka marrë parasysh thirrjet e Bashkimit Europian, SHBA dhe organizatave ndërkombëtare për të hyrë në bisedime me rivalët e saj politikë.

Socialistët në pushtet të kryeministrit Edi Rama kanë 74 nga 140 vende në parlament. Shqipëria shpreson të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian në qershor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular