BallinaEkonomiAbuzimi në landfillin e Sharrës, Nikolin Jaka: Tarifat po na falimentojnë

Abuzimi në landfillin e Sharrës, Nikolin Jaka: Tarifat po na falimentojnë

Sektori i ndërtimit po shkon drejt kolapsit për shkak të barrës së taksave që rëndojnë mbi të. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka shpreh shqetësimin se përvec taksave që shtohen çdo vit, biznesit të ndërtimit i faturojnë shtesë edhe një tarifë prej 480 lek/ton për dherat që shkarkojnë në landfillin e Sharrës. Një tarifë e tillë sipas Nikolin Jakës është e padrejtë, e palogjikshme dhe e cënon këtë sektor.

“Industria e ndërtimit është industria më e rënduar me taksa dhe tarifa të palogjikshme në ushtrimin e aktivitetit të vetë. Me atë që po shikoj është se ka një tendencë për ta mbyllur këtë industri sepse 8%,3%,1% dhe tarifa e dheut e bëjnë të pamundur të kesh iniciativa në këtë industri sepse në shumicën e rasteve ose kthehen në kolateral për kompanitë që investojnë ne sektorin e ndërtimit ose në proces falimentimi në disa raste të tjera që janë të pamenduara nga sipërmarrësit.

Por kjo tendencë e përgjithshme e hapur që në ndërtim fitohet dhe kanë mbingarkuar në mënyrë të padrejtë këtë sektor unë besoj se shumë shpejt do shkohet në një kolpas që do kthehet në boomerang për të gjithë sipërmarrësit në rradhë të parë por jam i bindur edhe për buxhetin dhe institucionet që bashkëpunojnë me sektorin e ndërtimit.” -thekson Jaka.
Bizneset e ndërtimit në kryeqytet janë në një komunikim të vazhdueshëm me ministritë përgjegjëse dhe bashkinë e tiranës për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejt përsa i përket tarifës së dherave.

“Jemi në fazën e komunikimit dhe të paraqites së ankesave tona pranë ministrisë së finanacve dhe bashkisë së tiranës në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje të paktën për ndarjen e dherave dhe mbetjeve të pakontaminuara dhe mbetjeve dhe inertet dhe mbetjete e tjera të kontaminuara.”- deklaron Jaka

Tarifa prej 480 lek/ton mbi dherat e pakontaminuara që paguhet në Sharrë nga ndërtuesit për llogari të kompanisë ‘Integrated Energy” B.V me miratimin e Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Mjedisit, sipas Jakës është rasti i vetëm që ndodh në Shqipëri. Në emër të ndërtuesve Jaka kërkon nga shteti respektimin e ligjit dhe të direktivës së Bashkimit Europian.

“Nga analiza që kemi bërë tek shoqata e ndërtuesve është një analizë që është rasti I parë në shqipëri që dherat të pakontaminuara duhet të trajtohen në këtë kontratë të tillë ndërkohë që ne jemi dakort te kete për një kontratë bashkëpunimi apo të hedhjes së mbetjeve inerte gjithmonë kur kemi të bëjmë me mbetje të kontaminuara sic e percakton legjislacioni i BE. Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër vetëm të ketë një implementim të ligjit ashtu sic janë edhe ligjet e BE që shoqata e ndërtuesve ka bërë një analizë me ekspertizën e duhur dhe që argumenti është brenda që të zbatohet thjesht legjislacioni europianë edhe në Shqipëri.- tha Jaka.

Prej disa ditësh kompani të ndërtimit dhe shoqata të biznesit po denoncojnë një tarifë që prej mëse 7 muajsh i paguajnë koncesionarit për të depozituar në landfill dherat e pakontaminuar. Ky vendim i pashkruar sipas ndërtuesve nuk bazohet në direktivën e Bashkimit Europian sipas së cilës, dherat e gërmuara gjatë aktiviteteve ndërtimore janë të pakontaminuara dhe si të tilla nuk duhet të cilësohen inerte, por një mall që mund të përdoret edhe për veprimtari të tjera. BW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular