BallinaBotaPheniani rifillon punimet në një bazë raketash

Pheniani rifillon punimet në një bazë raketash

Sipas njoftimeve nga dy organizata të pavarura amerikane, Koreja e Veriut po rindërton një bazë të rëndësishme ku zhvillohen prova dhe lëshime të raketave.

Dy grupe private me bazë në SHBA thonë se imazhet satelitore tregojnë riparimet në këtë bazë që ndodhet në veriperëndim të vendit, në Tongchang-ri.

Agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut “Yonhap” njoftoi të mërkurën se zyrtarët e zbulimit kanë njoftuar ligjvënësit rreth aktivitetit të ri që po zhvillohet në Tongchang-ri, gjatë një seance me dyer të mbyllura.

Njoftimet vijnë vetëm disa ditë pas përfundimit të beftë të takimit të dytë mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un që u mbajt në Hanoi të Vietnamit.

Bisedimet u ndërprenë pas këmbënguljes së Uashingtoni për një angazhim të fortë për çarmatim bërthamor nga ana e Phenianit, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Koreja e Veriut nisi të çmontojë bazën Sohae pas takimit historik të qershorit të vitit të kaluar mes dy udhëheqësve, ku u arrit një marrëveshje e paqartë lidhur me dhënien fund të programit bërthamor të Phenianit si dhe provave me raketa balistike. VOA

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular