BallinaKryesoreSondazhi/ Qëndrimi i qytetarëve të BE: Shqipëria nuk duhet të lejohet të...

Sondazhi/ Qëndrimi i qytetarëve të BE: Shqipëria nuk duhet të lejohet të anëtarësohet

Për t’u veçuar është fakti se pavarësisht se kundërshtitë në Evropë janë edhe për shtetet e tjera në Ballkan, vetëm Shqipëria nuk ka asnjë mbështetës. ‘YouGov’, kompani ndërkombëtare që merret me kërkime dhe analiza, ka realizuar një sondazh në gjashtë shtete të Bashkimit Evropian mbi zgjerimin e mëtjeshëm me vendet të Ballkanit Perëndimor dhe vendet e lindjes.

Në studim kanë marrë pjesë qytetarë të Gjermanisë, Francës, Suedisë, Danimarkës, Finlandës dhe Britanisë së Madhe.

Rezultatet e sondazhit janë tepër zhgënjyese për shqiptarët, pasi vendi ynë është i vetmi në Ballkanin Perëndimor për të cilin shtetet e BE-së kanë të njëjtin qëndrim: nuk duhet të anëtarësohet.

56% e francezëve thonë se Shqipëria nuk duhet të lejohet të bëhet pjesë e BE-së, të ndjekur nga 55% e gjermanëve që mendojnë njësoj. Numri më i ulët i atyre që kundërshtojnë anëtarësimin e Shqipërisë është në Britani, me 35%.

Mbështetja më e lartë që arrin Shqipëria për t’u anëtarësuar në BE është në Suedi me 31% e qytetarëve që shprehen pro, e ndjekur nga Britania e Madhe me 23%.

Ndërkohë që vetëm 13% e francezëve mendojnë se Shqipëria duhet të bëhet pjesë e unionit.

Për t’u veçuar është fakti se pavarësisht se kundërshtitë në Evropë janë edhe për shtetet e tjera në Ballkan, vetëm Shqipëria nuk ka asnjë mbështetës. Edhe në Suedi ku janë pro anëtarësimit të Kosovës, Serbisë, Maqedoninë së Veriut apo Bosnje-Hercegovinës, për anëtarësimin e Shqipërisë shprehen kundër.

Sondazhi tregon se anëtarësimi i Malit të Zi mbështetet në Gjermani, Britani, Suedi dhe Finlandë, ndërsa kundërshtohet në Francë dhe Danimarkë.

Anëtarësimi i Kosovës në BE mbështetet vetëm nga suedezët, ndërsa pjesa tjetër është kundër.

Edhe anëtarësimi i Serbisë mbështetet vetëm nga suedezët, ndërkohë që kundërshtia është më e ulët se ajo ndaj Shqipërisë.

Anëtarësimi i maqedonasve mbështetet nga suedezët dhe britanikët, ndërsa boshnjakët kanë mbështetjen e suedezëve dhe finlandezëve.

Në publikimin e ‘YouGov’ nuk jepen arsyet përse kundërshtohet në masë të madhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por bazuar në raportimet e mediave ndërkombëtare, imazhi i keq me krimin e organizuar, trafikun e drogës, korrupsionin e lartë dhe emigracionin në rritje, janë faktorët që ndikojnë negativisht për vendin tonë.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka nisur së fundmi një ‘fushatë’ për të pastruar imazhin e Shqipërisë në Itali, për shkak të protestave të opozitës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular