BallinaOP EDI gjithë pushteti sovjetëve- strategji e Sulltan Ramës

I gjithë pushteti sovjetëve- strategji e Sulltan Ramës

Nga Azgan Haklaj

16 marsi ndan historine

Sulltan Rama është i vetmi udhëheqës shteti sëbashku me diktatorin Nikolas Madura të Venezuelës, qytetarët e të cilëve janë ngritur në këmbë pa dallime partiake për të rivendosur rendin kushtetues, shtetin e së drejtës, demokracinë dhe institucionet e pavarura.
Dallimi mes ketyre dy despotëve manjakë të pushtetit qendron jo vetëm në faktin së njëri qeverisë në mes të Europës e tjetri në Amerikën e largët Latine, por akoma më shumë tek faktorët politikë, opozita dhe populli me të cilin përballen.
Të dy diktatorët po shkojnë drejt fundit të tyre.
Lideri i opozitës së Venezuelës pas vrasjeve të dhjetra protestuesve u vetëshpall President.
Atë e kanë njohur SHBA dhe BE.
Ndërkaq në Shqipëri historia është ndryshe.
Edi Rama ka përballë një opozitë dhe një popull thellësisht Europian liridashës e të civilizuar.
Lideri i opozitës së bashkuar Lulzim Basha i takon një shkolle politike, mentaliteti e formimi kulturor Euro-Atlantik.
Ai po i prinë popullit opozitar në një rrugë thellësisht paqësore demokratike e të civilizuar për të zhbërë njëherë e përgjithmonë Kalifatin e fundit të instaluar në Europe nga Sulltan Rama.
Në kulmin e krizës politike në media të paguara nga taksapaguesit shqiptarët, Ai ia mbathi drejt Italisë dhe guxoi ti quante protestat madhështore të opozitës të sponsorizuara nga Rusia.
Dihet botërisht së Edi Rama është koka e trekëndeshit antishqiptar prorus në Ballkan, sëbashku me Gruevskin dhe Vuçiçin, trekëndësh i dirigjuar nga Binomi Putin-Erdogan.
Ashtu si etërit e tij komunistë nën parullën “I gjithë pushteti sovjetëve” të adaptuar nga Lenini e Stalini, në vitin 1945, ku instaluan përmes dhunës, terrorit vrasjeve e mashtrimeve diktaturën komuniste, benjamini i tyre Edi Rama kërkon pushkatimin politik të opozitës dhe shpalli nga stani i tij Parlamentin njëpartiak, rrembimin e pushtetit lokal në gjithë Shqipërisë, pushtimin e KQZ, si i vetmi institucion kushtetues i pakapur ende nga tentakulat e oktapodit me emrin “Rilindje”.
Lideri Basha ia dogji në mënyrë spektakolare strategjinë dhe taktikën për realizimin e saj Kryeministrit Rama dhe tutorëve të tij të Moskës-Ankarasë-Beogradit-Athinës.
Me një fantazi përtej Zhylvernit dhe me nje mashtrim përtej fabulave të Ezopit dhe vëllezërve Andersen Ai deklaroi në studiot e Rait:
” Në Shqipëri nuk ka revolta popullore
Ato janë politike dhe të nxitura nga opozita”.
Nëse Rama nuk quan popull 200 mijë protestues që i rrethuan Kryeministrinë dhe Parlamentin është problem i haluçinacioneve të tij politike.
Basha dhe opozita e bashkuar, me një akt të lartë përgjegjshmërie politike, patriotike-qytetare e braktisën Parlamentin bunkier të krimit, duke iu përgjigjur verdiktit të Sovranit për të çmontuar nga themeli Keopsin e fareonit të krimit Edi Rama.
Lulzim Basha iu drejtua popullit të tij dhe aleatëve të mëdhenj Euro-Atlantik me fjalët lapidare :
” Do të baj gjithçka për popullin tim, për demokracinë, dhe për Ju, por kurrë nuk do të pranoj për vendin tim atë që nuk do ta pranoni ju për popujt tuaj”.
Kjo na kujton fjalët e Kampionit të lirisë, Arturit të kohërave moderne Xhon Kenedi, i cili përballë Murit të Berlinit shqiptoj fjalët profetike:
” Demokracia jonë nuk është e përsosur, por ne nuk do të ndërtojmë kurrë mure për të ndarë burrin dhe gruan, vëllain dhe motrën, prindët dhe femijët.
Unë jam Berlinez”!
Korifeun e opozitës së bashkuar z Lulzim Basha e ka thirrur koha si Misionar të Kombit dhe të idealeve të tij për të qenë simbol i bashkimit të të gjithë shqiptarëve dhe për ti udhëhequr ata në betejën vendimtare për çmontimin e Republikës kriminale të sovjetëve, për të rikthyer shtetin e së drejtës lirinë, demokracinë e të ardhmen e popullit sovran.
Me dt 16 mars populli shqiptar do ti bajë të vetat postulatet e burrështetasve të mëdhenj të Amerikën Linkolnit:
“Qeveri nga populli, e popullit, për popullin”, e Benxhamin Franklinit :
“Një popull që nuk lufton për lirinë nuk meriton atë”.
Rezistenca antikomuniste kombëtare dhe Euro-Atlantike e popullit shqiptar e udhëhequr nga mazhoranca morale, opozita e bashkuar do të triumfojë.
Me 16 mars mbyllet saga e dhimbshme e Rilindjes.
Me 16 mars hapet Epoka e Republikës së Re, Epilogu i Shtetit të së drejtës, dhe integrimit Europian të Shqipërisë.
16 marsi ndan Historinë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular