BallinaSocialeMark Zuckenberg sjell ndryshime të reja për ”Facebook”

Mark Zuckenberg sjell ndryshime të reja për ”Facebook”

Pas një viti të vështirë për Facebook, pas skandaleve në lidhje me shkeljen e të dhënave dhe privatësisë, Mark Zuckerberg shprehet se dëshiron që Facebook të bëhet një rrjet social “i fokusuar kryesisht tek privatësia”. Por çfarë ka propozuar ‘’Facebook’’?

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, deklaron se privatësia e përdoruesve të ”Facebook ”do të jetë më i rëndësishme se politika e vetë aplikacionit.

Zuckerberg tha se ”Facebook” do të eksplorojë në të gjitha shërbimet e tij, duke filluar nga mesazhet të cilat nuk mund të shihen nga “hakerët, kriminelët apo qeveritë mbizotëruese, ose qoftë dhe nga vetë Facebook-u. Do të ketë një “reduktimin e përhershëm” të postimeve të publikuara vite më parë duke përfshirë këtu fshirjen e fotove, statuseve si dhe mesazhet private. Megjithatë, ai theksoi se opsioni për të bërë publike çdo postim do të mbetet, pasi i lejon njerëzit të zbulojnë njerëz të rinj, ide dhe u jep njerëzve mundësinë për të qenë edhe më social.

Një lëvizje për ta bërë Facebook-in më të fokusuar tek privatësia, mund të ndihmojë në rivendosjen besimit të publikut në këtë platformë, e cila është rrënuar nga skandalet e privatësisë dhe shkeljet e të dhënave. “Unë e kuptoj se shumë njerëz nuk mendojnë se Facebook mund ose do të donte të ndërtonte një lloj platforme të fokusuar në privatësinë”, tha Zuckerberg. ”Aktualisht nuk kemi një reputacion të mirë për ndërtimin e shërbimeve mbrojtëse të privatësisë dhe historikisht jemi fokusuar në mjete që i mundësontë përdoruesve për të qenë sa më të hapur dhe social. Por ne kemi treguar në mënyrë të përsëritur se mund të evoluojmë për të ndërtuar shërbimet që njerëzit me të vërtetë dëshirojnë’’- shprehet ai. Por duke fshirë postimet e vjetra, ju do ta lini Facebook-un me më pak informacione duke pasur njëkohësisht edhe më shumë privatësi. Scan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular