BallinaAktualitetBanorët e "Unazës së Madhe" 127 ditë në protestë, Basha: Rama ditët...

Banorët e “Unazës së Madhe” 127 ditë në protestë, Basha: Rama ditët e numëruara

Kryetari i PD-së Lulzim Basha pas mbledhjes së Kryesisë së PD, i është bashkuar protestës së banorëve të Astirit. Në ditën e 127-të të protestës, Basha u ndal te afera e projektit të “Unazës së Madhe”. Basha tha se pas projektit fshihet mafia.

“Mirëmbrëma, vëllezër dhe motra, qytetarë dhe përfaqësues të qendresës më shembullore që Tirana ka parë prej kohësh. Kemi hyrë në muajin e 5-të të kësaj proteste të përditshme dhe përnatshme dhe për këtë meritoni respektin tonë.

Shpesh kam qenë këtu dhe kam dhënë mesazhet e mia, për atë që nxorrën në pah korrupsionit. Rrënjët e Ramës janë në krimin e organizuar dhe të korrupsionit. Shtëpitë e tyre do ishin rrafshuar po të mos ishte për vendimin që ata morën, të mos ulnin kokën, për pronën e tyre dhe dinjitetin e tyre. Çdo protestë është një vendim, për 127 ditë dhe net këta banorë kanë vendosur të mos i dorëzohen krimit dhe Ramës.

Këtu vendimet, siç e dinë gjithë Shqipëria dhe bota e mori mafia. Me një vlerë rekord edhe për Japoninë. Çdo tender u fitua në limitet e fondit. Ishte një falsifikim i përmasave madhore.

Këtu vendimet i mori mafia, Damian Gjiknuri dhe ata të lidhur me të. Shoqëroi edhe nëna shtatzënë. Lleshaj, kjo vegël e krimit të organizuar dhe Ramës, dhunoi qytetarët, por nuk i theu dot. Rama përfaqëson llumin e kësaj shoqërie që ka ardhur koha ta pastrojmë. Koha e hajduteve merr fund së bashku me Edi Ramën”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular