Policia e Fierit ka shoqëruar 10 persona pas protestës së djeshme të opozitës e cila u zhvillua gjatë kohës që kryeministri Edi Rama do të zhvillonte takimin për ‘Bashkinë që Duam’.
Sipas kreut të PD Fier, Luan Baçi janë shoqëruar 10 persona në komisariatin e Fierit dhe pas një deklarate janë lënë të lirë, ndërsa një prej tyre ende mbahet në polici.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Policia Fier.
Po ashtu, ende nuk ka asnjë autor për plagosjen e efektivit të policisë në protestë, ndërsa i pyetur për këtë incident kreu i PD Fier, Luan Baçi i ka qëndruar deklaratës së tij të një dite më parë, se incidenti dhe plagosja e efektivit është kryer nga persona të infiltruar nga policia.