BallinaAktualitet(FOTOT)Pamje rrënqethëse/Tension mes familjarëve dhe policisë tek “Petro Nini Luarasi”

(FOTOT)Pamje rrënqethëse/Tension mes familjarëve dhe policisë tek “Petro Nini Luarasi”

Nisin tensionet pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku ka patur dhe një përplasje fizike mes banorëve që kundërshtojnë prishjen e banesës dhe policisë.

Prej rreth një orë qarkullimi është bllokuar pranë gjimnazit të njohur në Tiranë, si pasojë e një aksioni të ndërmarrë nga një përmbarues privat për prishjen e një banese.

Në momentin që përmbaruesi ka shkuar për të nisur nga puna, familjarët kanë rezistuar e protestuar. Ata janë shtrirë në rrugë në shenjë proteste dhe kërkojnë që puna të ndalet.

Tensioni u shtua pasi policia ka shoqëruar një prej pronarëve që sqaroi në media situatën e krijuar me pronën e tij.

“E shoqëruan se po jepte informcione për mediat. Duan të na nxjerrin në rrugë, nuk na japin shtëpi”,- thotë njëri nga banorët.
Njëra nga zonjat që ishte shtrirë në rrugë është kthyer përsëri pranë banesës të cilën ka shkuar ta prishë sot përmbarimi. Ajo thotë se shkoi në spital për të marrë ndihmë mjekësore, dhe akuzon ish-pronarin e truallit se po ju merr jo vetëm pronën, por edhe jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular