BallinaKultureTetori i mallkuar/Cikël poetik nga Alma Muça

Tetori i mallkuar/Cikël poetik nga Alma Muça

Nga Alma Muça

Malli

Tek një mermer i ftohte akull po vij,

Për te te uruar kte 8Mars…

Aty do te gjej nje fotografi,

Dhe nje pik loti te lare,

Malli kurrë nuk u largua,

As me mermer e fotografi,

Dhimbja fort u forcua,

Me vjen te te mbaj,

Te te shtrëngoj ne gji….

Ke te shtrëngoj dhe te mbaj ne gji??!!

Fotografinë a mermerin tende…

Një tuf me lule do le kujtim,

Aty do thahet mbi emrin tënd,

Dhimbja ime u be plage,

Sa vet shpirti im e di,

Zemra ime s’pikon lot,

Dhe gjakun e ka te ngrire…

 

Ëndrra…

Sot ne ketë dite ty po te mendoj…

Loti dhimbjen zemrës ja pushtoi…

Loti shpirtit dhimbjet sja kursej…

Loti i zemrës gjak pikoi….

Ku je ti o diell???

Qe ditën shkëlqen…!!!

Ku je ti o hënë???

Qe natën ndriçon…!!!

Me thuaj një fjal…

Me jep një rreze drite…!!!

Me thuaj një ëndërr

Ta ndez ta bej drite…

 

Tetori  i mallkuar

 

Ti o diell  qe perëndon,

Orën 5 pse nuk e harron,

Perëndimi i errësuar,

Solli natën e mallkuar,

Ti o nate e mallkuar,

Pse vendose te me marrësh

njeriun qe dua?????

Ti o nate e mallkuar,

Ne tetor gjete te me besh te vuaj???

Lot e dhimbje atë nate,

Shpirti i saj tretet pak nga pak…

Zemra gjak me nuk pikon,

Shpirti ngrire asgjë s’shikon…

Ti o engjëll larte po shkon,

 Qiellin larte po zbukuron…

 

Emigranti jashtë jeton,

 

Emigranti jashtë jeton,

Ka shtëpi, para qe i shijon…

Qefin jetën vet e bën,

Por dashnin vet e harron…

Ti kujton se po jeton…

Pa dashni jeta skalon,

Je i vdekur i harruar…

Rruge kurbeti, rruge e mallkuar…

Hajde bir ti tek shpia,

Mos rri refugjat te Anglia,

Nana shkret po te kërkon…

Tregoj nanes ti vërtet ke don???!!!

Ku është vajza qe e doje?!

Ku është zemra qe vërtet rënkonte?!

Ti dikur atë e doje…!!!???

Aq shume sa zemra,

Sytë ti verbonte….

Ah mor bir,mor biri im,

Sytë tek dera po i mbaj,

Shpirti nanes vet po te pret,

Hajde bir kthehu ne vend te vet….

 

 Zemra

Një dhurate e kam për ty,

Merre zemrën e mos  thy,

Thuaj zemrës se çfarë ndjen,

Te dua…me do a ja vlen…

Thuaj shpirtit te mos plas,

Zemra nuk është gur qe ta përplas,

Zemra është ndjej,

E mbush plot me dashuri,

Atë po e deshe fitoje dhe ti…

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular