BallinaKronike19 të arrestuarit për protestën e 16 shkurtit dalin para Gjykatës së...

19 të arrestuarit për protestën e 16 shkurtit dalin para Gjykatës së Apelit

Ka pak minuta qe ka nis seanca në Gjykatën e Apelit për 19 të arrestuarit në kuadër të protestës se opozites së 16 Shkurtit. Kujtojmë që mes të arrestuarve është edhe ish-kreu i INUV, Florenc Hoxha. Gjykata e Apelit pritet të rivlerësojë masën e sigurisë për secilin prej tyre. Sipas gjykatës, personat e dyshuar nuk i kanë firmosur ankimimet dhe kjo mund të sjellë pavlefshmërinë e tyre. Avokatët pretendojnë se kanë pasur tagrin për të bërë ankim. Por gjykata thotë se ankimi duhet firmosur nga vetë personi nën hetim. Nga ana e saj Prokuroria thotë se vendimi i Shkallës së Parë është i padrejtë dhe duhet prishur pasi nga Gjykata e Shkallës së Parë nuk janë vlerësuar drejt provat pasi protestuest kanë qenë aktivë në kryerjen e akteve të dhunës ndaj godinës së kryeministrisë.

Për 11 protestuesit të cilët janë nën masën e sigurisë, “arrest shtëpie” apo “detyrim paraqitje” prokuroria ka paraqitur ankim dhe kërkon kthimin e tyre në burg.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular