BallinaKryesoreDosja e Dibrës "184"/Gazmend Bardhi: Rama është i kapur në përgjime duke...

Dosja e Dibrës “184”/Gazmend Bardhi: Rama është i kapur në përgjime duke bërë pazare me votën

Një tjetër dosje pritet të trondisë politikën pas asaj “339” ku zyrtarë të lartë socialistë janë kapur duke blerë vota në bashkëpunim me grupe të struktura kriminale. Këtë radhë bëhet fjalë për dosjen “184” e cila ka të tjera regjistrime të cilat implikojnë po kështu zyrtarë të Partisë Socialiste të përfshirë në blerjen e votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Kjo dosje në pritje për t’u zbardhur është përmendur sonte në mbrëmje edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi gjatë një interviste në ABC News për gazetaren Mirela Milori.

Zoti Bardhui ka deklaruar se në dosjen 184 tashmë është i përgjuar vetë Edi Rama, i cili është kapur në përgjime duke folur me elementë të inkriminuar, të cilët bëjnë pazare me votën e shqiptarëve.

Mirela Milori: Ndalemi pak tek dosja 184. Keni të dhëna se kush është në këtë dosje i kapur?

Gazmend Bardhi: Duke filluar nga Kryeministri i vendit Edi Rama tek ministra të qeverisë së tij dhe tek drejtues lokalë të PS-së, tek drejtues të Policisë së Shtetit. Sepse ky është një problem shumë i madh i përfshirjes së Policisë së Shtetit si një bandë në favor të një partie politike ndërkohë që policia duhet të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pra një numër i konsiderueshëm funksionarësh publikë.

Mirela Milori: Pra Rama, Kryeministri është i përmendur nga të tretë apo është vetë i rënë në përgjim?

Gazmend Bardhi: Unë mendoj se sa kohë unë nuk kam me vete një dokument që mund tua provoj

Mirela Milori: Ju lutem ju po përmendni emrin e Kryeministrit të vendit…

Gazmend Bardhi: Edhe Kryeministri e di vetë që është aty. Nuk e ka mohuar asnjëherë.

Mirela Milori: Ju lutem ne duhet të jemi seriozë, Kryeministri i vendit sipas jush…

Gazmend Bardhi: Është i kapur në përgjime duke bërë pazare me votën e shqiptarëve.

Mirela Milori: Edhe një herë Kryeministri është i përgjuar në telefon apo është në bisedë mes të tretëve që e përmendin Kryeministrin.

Gazmend Bardhi: Kryeministri është i përgjuar dhe po të hapësh dosjen në Prokurori Kryeministrin mund ta gjen në më shumë se 5 apo 6 procedime penale.

Mirela Milori: Që flet vetë në telefon?

Gazmend Bardhi: Absolutisht po.

Mirela Milori: Me njerëz të përfshirë në shitblerjen e votës…

Gazmend Bardhi: Me njerëz të inkriminuar dhe të përfshirë në fenomenin e shitblerjes së votës. Nga Edi Rama tek ministra dhe ish-ministra të rëndësishëm deri dje dhe tek drejtues të lartë të PS-së. Prandaj Edi Rama e ke patur dhe ne kemi thënë që në fillim, jetike kapjen e organit të Prokurorisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular