BallinaBotaVendet më të varfra të BE-së ende e shohin Britaninë si "shtëpinë"...

Vendet më të varfra të BE-së ende e shohin Britaninë si “shtëpinë” për paga më të larta

Pasiguria mbi marrëdhëniet e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian nuk po i ndalon qytetarët,nga vendet më të varfëra të bllokut, të vijnë në kërkim të pagës më të lartë.

Pothuajse 40,000 njerëz nga Rumania dhe Bullgaria, dy nga tre vendet më pak të pasura të BE-së, u transferuan në Britani në shtator 2018. Ka një hendek të madh në pagat midis Mbretërisë së Bashkuar dhe dy vendeve të Ballkanit, ku pagat mesatare bruto janë sa më pak se 692 dollarë në muaj. Për më tepër, palët u bashkuan me Bashkimin Europian tre vjet pas shumicës së kontingjentit ish-komunist të kontinentit, në 2007, dhe kanë pasur më pak kohë për të kapur standardet e jetesës së bllokut.

“Në Bukuresht për një punë të pakualifikuar mund të fitoni sa më shumë në Itali apo Spanjë, ndoshta më mirë se në Greqi, por shumë më pak se në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Ciprian Dascalu, ekonomisti kryesor i ING Group në Bukuresht për Ballkanin. “Kjo ndodh pasi dhe kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar u hapën më vonë për këto dy vende.”- shprehet ai.

Rreth 370,000 njerëz nga Rumania dhe Bullgaria janë punësuar në Mbretërinë e Bashkuar, krahasuar me 869,000 mijë njerëz që janë punësuar nga tetë shtetet e tjera të Europës Lindore. Scan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular