BallinaAktualitetFrikë nga protesta/Policia blindon Kuvendin, sot betohen 5 deputetët e rinj

Frikë nga protesta/Policia blindon Kuvendin, sot betohen 5 deputetët e rinj

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për të diskutuar mbi rendin e ditës, ndërsa opozita e bashkuar vijon “betejën” duke kërkuar krijimin e një qeverie tranzitore.

Edhe pse nuk ka një njoftim për organizim proteste nga opozita, Policia e Shtetit ka zbritur në terren duke vendosur një kordon sigurie para godinës së Parlamentit.

Në seancën e sotme priten të betohen edhe deputetët e rinj të opozitës. Parlamenti do shtohet sot me pesë deputet të rinj, që sipas Rregullores, ata do të betohen në institucionin ligjvënës për të marrë më pas mandatin e deputetit.

Deputetët që do të betohen janë; Elda Hoti e LSI-së, Erdiola Braha e LSI-së, Edlira Hysenit e LSI-së, ndërsa nga Partia Demokratike janë Lefter Maliqi dhe Majlinda Halilaj.

Gjithashtu sot do të mblidhet sërish Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për dy kandidatët që u miratuan dje nga KQZ-ja dhe konkretisht do diskutohet për Ligoraq Karamelon e Partisë Demokratike në qarkun Korçë dhe Alban Zenelin në qarkun Kukës. Për këta dy emra duhet të shprehet Këshilli i Mandatave përpara se të kalojnë në Kuvend për t’u betuar si deputetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular