BallinaKultureIndi/Filmi biografik i Nënë Terezës do të shfaqet në vitin 2020

Indi/Filmi biografik i Nënë Terezës do të shfaqet në vitin 2020

Regjizori indian Seema Upadhyay, është duke punuar për një film biografik për Nënë Terezën, i cili pritet të shfaqet në vitin 2020.

Siç njofton gazeta indiane “HindustanTimes”, në këtë film biografik do të luajnë aktorë indianë dhe ndërkombëtarë.

Bollywoodi, ka kohë që ka planifikuar të nisë një film biografik për fituesit e çmimit Nobel për Paqe, Nënë Terezën. Filmi do të prodhohet nga Praeep Sharma, Nitin Mahnmohan, Girish Johar dhe Prachi Manmohan.

Sipas gazetës, këta janë takuar me motrën Prema Mary Pierick, për ta marrë bekimin e saj për të nisur biografinë për Nënë Terezën.

Ata janë shumë të lumtur të bashkëpunojnë për të dhënë mesazhe për fisnikërinë dhe bamirësinë e Nënë Terezës.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular