BallinaSportLiverpool eliminon Bayern-in, kalon në çerekfinale falë Mane dhe Neuer

Liverpool eliminon Bayern-in, kalon në çerekfinale falë Mane dhe Neuer

Liverpool ka arritur të sigurojë një vend në çerekfinalet e Champions League pasi ka fituar 3-1 në fushën e Bayern Munich. Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, ajo e kthimit ka dhuruar gola dhe gafa.

Sfida, në fakt, është zhbllokuar pas 26 minutash nga Sadio Mane, i cili ka përfituar nga një dalje e pakuptimtë e Manuel Neuer dhe ka kaluar miqtë në avantazh. Numri një i bavarezëve e ka festuar në mënyrën më të keqe ndeshjen e tij numër 100 në Chmapions League.

Barazimi i Bayern-it ka ardhur në minutën e 39-të falë një autogoli të Matip, i cili është bërë lojtari i katërt i Liverpool që shënon një autogol në Champions League pas Sami Hyypia (kundër Besiktas në 2007-ën), John Arne Riise (kundër Chelsea në 2008-ën) dhe James Milner (kundër Roma-s në 2018-ën).

Gabimi i Matip është shlyer nga shoku i repartit, Virgil van Dik, i cili ka kthyer në avantazh skuadrën e tij në minutën e 69-të me një goditje të saktë me kokë. Holandezi është bërë lojtari i parë i Liverpool që shënon dhe jep një asist në një një transfertë të Champions League të luajtur në fazën me eliminim direkt që nga Craig Bellamy në “Camp Nou” në shkurtin e 2007-ës.

Skuadra e Klopp ka arritur të gjejë edhe golin e tretë në minutën e 84-t. Edhe këtë herë autori ka qenë Sadio Mane, i cili është bërë golashënuesi më i mirë i historisë së Liverpool në ndeshjet e Champions League të luajtura në transfertë. Senegalezi ka realizuar 7 gola, një më shumë se Gerrard dhe Firmino.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular